Dy shqiptarë qëllohen me breshëri plumbash në Greqi

 
Dy shqiptarë dhe një emigrant nga Iraku janë qëlluar me armë zjarri në Greqi, si pasojë e një atentati në një furrë në Athinë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Voula të Athinës, ndërkohë policia është në kërkim të autorëve.
Mediet greke kanë publikuar pamjet nga ngjarja e rëndë.
Dy persona raportohet se po pinin kafe në furrë kur papritur u shfaq një xhip me katër persona. Dy persona zbritën dhe iu afruan tavolinës ku të dy burrat po pinin kafen.
Papritur mes tyre ka shpërthyer një debat, ku njëri nga dy personat ka goditur një person me karrige.
Burri që priste jashtë, nxitoi brenda për të ndihmuar shokun e tij dhe më pas “plasën”  armët.
Kur tentuan të largoheshin, ata hapën zjarr. Gjithsej tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve nga të shtënat./oranews

Back to top button