Familje shqiptare kanë mbetur jashtë

Raportohet për rreth 30 të lënduar

Gëzimi është një shqiptar që jeton jo më shumë se 1 km larg Pennisi, fshatit të vogël në Acireale të Italisë, i cili gjatë natës u godit nga tërmeti shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit Etna.

Tërmeti me shkallë 4.8 Rihter solli dëme të konsiderueshme, duke shembur dhe dëmtuar ndërtesa dhe kisha.

Gëzimi vuri në dispozicion të Ora News pamje nga dëmet e shkaktuara duke sjellë dhe dëshminë e tij.

“Ka familje shqiptare me fëmijë që kanë ngelur jashtë. Në një fshtat pak me larg nga këtu janë bërë më shumë dëme”, tregoi Gëzimi për Ora News.

Tërmeti shembi edhe statujën e të shenjtit Emidio në Pennisi, që konsiderohej shenjti mbrojtës nga tërmetet, në kishën e Santa Maria del Carmelo.

Deri tani flitet për 28 të lënduar./Oranews

Back to top button