Fejohet modelja e njohur shqiptare

Modelja e njohur shqiptare, Lorena Haliti, e cila jeton në Amerikë, ku edhe ka zhvilluar karrierën e saj si modele, është fejuar me të dashurin Ami Mezezi, me të cilin ka një kohë të gjatë që është në lidhje dashurie.
Modelja ka marrë propozim për fejesë me një unazë përrallore, në një udhëtim të përbashkët të çiftit.
“U fejova me njeriun e ëndrrave. @amimezezi të dua shumë dhe mezi po pres të bëhem një Mezezi”, ka shkruar Lorena në mbishkrimin e fotos, ku duket unaza që shkëlqen.

Kujtojmë se, Lorena në vitin 2013 ka fituar çmimin “Miss Idaho”, i cili është bërë nismë e një suksesi të madh që modelja gëzon sot./21Media

Back to top button