Filloi mbledhja i Kryesisë së LVV-së

Sot pasdite përfundon afati 48 orësh

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje në të cilën do të vazhdojë diskutimi për propozimin për kryeministër që do t’i dërgohet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Vetëvendosje edhe dje  ka mbajtur mbledhje të kryesisë por që pas kësaj mbledhje, lideri i Vetëvendosjes ka thënë se do të vazhdojnë diskutimet për sot paradite.

Ndërkohë, në ora 14:00 Kurti pritet që të takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën për të diskutuar për arritjen e një marrëveshje për qeverisje. Në anën tjetër sot pasdite përfundon afati 48 orësh i caktuar nga Presidenti Hashim Thaçi për propozimin e mandatarit të qeverisë./21Media

Back to top button