Fillon mbledhja e kryesisë së Kuvendit

Në rend dite tri pika

Ka filluar mbledhja e parë e kryesisë së re të Kuvendit të Kosovës e thirrur nga kryetari, Glauk Konjufca, raporton RTV21.

Rendi i ditës parashikon shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP, shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe shqyrtimin e propozimeve dhe kërkesave.

Pas kësaj mbledhjeje pritet që kryetari Konjufca të del me një konferencë për media./21Media

 

 

Back to top button