Prishtinasit në hall të madh nga zhurma e kafeneve deri në orët e herrshme të mëngjesit

Prishtina në orët e herrshme të mëngjesit dhe në ato të mbrëmjes vazhdon të jetë qytet i zhurmave dhe muzikës së lartë. Banorët e rrugës B në Prishtinë thonë se janë në hall të madh nga zhurma e kafeneve, të cilat nuk i lënë të qetë edhe pas orës orës 22:00.

‘’po shumë sidomos mbas orës 23:00 edhe kurkush nuk po intervenon nuk e di qka është kjo orari është orar duhet me u msu njëherë me një orar me pas. Po shqiptarët nuk kanë orar është mirë me përfitu por me pas një ton më të ultë’’, tha Ismajl Berisha banor i rrugës B.

‘’shumë po na pengon shumë zhurmë e madhe deri në 22:00 kisha thënë okay,  por mandej 10-ve skisha thanë me ba zhurum se shum zhurum e madhe, zhurum prej kerreve zhurum prej motorave prej 11 prej 12 nuk kanë orar të kufizum’’, tha Shukrije Alijaj banore e rrugës B

Komuna e Prishitnës ka filluar zbatimin e një rregulloreje të re për matjen e zhurmave në lokale, pas një thirrjeje që iu bëri të gjitha lokaleve të gastronomisë për t’u pajisur me matësit e zhurmës. Faza e zbatimit të rregullorës thuhet të ketë nisur dhe Florian Dushi, drejtor i inspektoratit në Komunen e Prishtinës tha se për ata që nuk respektojnë rregullorën në vazhdimësi do t’iu mbyllet lokali për 8 muaj.

‘’jemi në vazhdimësi për të inspektuar, jemi në një inspektim të dyfishtë për shkak se jemi në fazën testuese të sistemit për matjen e zhurmës faktikisht asaj se si po na funksionojnë…

Por gastronomët thonë se rregullorja e re mund të ketë pasoja për ta. Visar Demolli, kryetar i Sindikatës së Hotelerisë dhe Gastronomisë së Kosovës rregulloren e komunës se Prishtinës e cilësoi si dëmtim për biznese dhe në të mirë për qytetarët.

‘’ realisht ligji i cili është bërë nga komuna e Prishtines për akustikën për zërimin me një fjalë është në dëm të bisneseve por në tjetrën anë në të mirë të qytetarëve. Besoj që tash kanë fillu shumica në bazë të puntorëve që po folin përmes sendikatës të cilën jemi tregojnë që kanë fillu shumë lokale. Por tash shpresoj se në dy javorin e muajit gusht do të hyn me ligj ku edhe kanë paralajmëruar padi nëse nuk i respektojnë’’, tha ai./21Media

 

 

Back to top button