Funksionimi i qendrave të punësimit në Kosovë

”Problem është se një pjesë etyre që janë klientelë, janë të pakualifikuar për tregun e punës,  ju mungon zanati”

Sot në kuadër të programit të mëngjesit të RTV21, i ftuar ishte: Udhëheqësi i zyrave të punësimit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ylber Aliu dhe drejtori i zyrës së punësimit në komunën e Ferizajt, Naim Gashi, me të cilët u diskutua lidhur me funksionimin e qendrave të punësimit në Kosovë.

Udhëheqësi i zyrave të punësimit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ylber Aliu lidhur me këtë çështje tha se detyra e sektorit privat nuk është që të shpallë konkurs në momentin e rekrutimit të fuqisë punëtore, por që është në vullnetin e ndërmarrjeve nëse dëshirojnë apo jo.

”Secili punëdhëmës ka për detyrë që të shpallë listë me 3 deri në 5 njerëz që i plotësojnë kushtet… jemi duke u munduar t’i rrisim shërbimet, të rinjtë duhet të vinë në qendra të punësimit të shikojnë për konkurse”, tha Aliu duke shtuar se edhe me çasje në internet mundohen të ofrojnë performancë edhe më të mirë, shkruan rtv21.tv

Ai më tutje tha se se janë duke i implementuar disa projekte në mënyrë që të aftësohen të rinjtë nëpër ndërmarrje të ndryshme me anë të trajnimeve të ndryshme të cilat zgjasin tremuaj dhe janë falas. ”Problem është se një pjesë etyre që janë klientelë, janë të pakualifikuar për tregun e punës,  ju mungon zanati apo profesioni”, tha Aliu duke shtuar se një pjesë e atyre që kërkojnë punë kërkojnë të punësohen në sektorin publik.

Ndërsa, drejtori i zyrës së punësimit në komunën e Ferizajt, Naim Gashi tha se qytetarët nuk janë të informuar lidhur me aktivitetet e zyrës së punësimit dhe se për këtë çështje ai tha se do të fillojnë me aktivitete dhe fushata të ndryshme vetëdijësuese, shkruan rtv21.tv

”Do të fillojmë me fushata vetëdijësuese, përmes mediave dhe rrjeteve sociale që t’i vetëdijësojmë qytetarët që të regjistrohen, që të shohin çarë profesionesh kanë punëkërkuesit”, tha Gashi duke shtuar se së shpejti pritet të dalin edhe me webfaqe të re në mënyrë që ta kenë edhe më të lehtë punën sa i përket kësaj çështjeje.

Ndërkaq, udhëheqës i zyrave të punësimit në MPMS më tutje tha se një ndër profesionet që kërkohet më së shumti është i IT-ve./21Media

Back to top button