Gjermanët thirrje për rezistencë ndaj politikave të Trump-it

Sipas Martin Schulz, rend i ditës është kundërshtimi

Politikanët kryesorë gjermanë sot kanë bërë thirrje për rezistencë ndaj politikave të presidentit amerikan, Donald Trump menjëherë pas dështimit për të arritur një marrëveshje unanime mbi ndryshimet klimatike në samitin e G7-ës.

“Rendi i ditës është të kundërshtojmë këtë njeri me gjithçka që ne përfaqësojmë”, tha udhëheqësi socialdemokrat Martin Schulz, i cili po sfidon kancelaren, Angela Merkel në zgjedhjet e shtatorit në Gjermani.

Në samitin e G7-ës në Taorminë, Itali gjatë fundjavës, Trump njoftoi se do të duhet më shumë kohë për të vendosur nëse SHBA-ja do të heqë dorë nga marrëveshja e klimës në Paris që kufizon emetimet e gazrave të serrës.

Back to top button