Grabitje e armatosur në Ferizaj

Grabitën para të gatshme dhe cigare

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje rreth orës 04:30 të mëngjesit në një pompë derivatësh në fshatin Gërlicë të Ferizajt.

Ankuesi ka raportuar në polici se deri sa ishte në vendin e tij të punës në pompën e derivateve, dy persona të panjohur të maskuar kishin hyrë brenda dhe nën kërcënimin e armës kishin arritur të marrin para të gatshme dhe cigare.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante./21Media

Back to top button