Grabitje e armatosur në Prishtinë

Nuk raportohet për të arrestuar

Një barnatore në Prishtinë ishte cak i një grabitjeje të armatosur.

Policia ka njoftuar se një person i maskuar dhe i armatosur dje rreth orës 17:00 ka grabitur paratë nga një barnatore.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e punës në barnatore, aty ka hyrë një person i panjohur i maskuar dhe i armatosur, i cili nën kërcënim të armës ka arritur t’i grabisë para të gatshme”, ka njoftuar policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Ndërsa, nuk raportohet për ndonjë të arrestuar./21Media

Back to top button