Grenell: Falë direktivave të Trump, ne kemi nënshkruar tri marrëveshjeve ekonomike

Grenell: Kemi nënshkruar tri marrëveshjeve ekonomike për katër muaj

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se falë direktivave të Trump, janë arritur marrëveshjet sot në Mynih.

“Falë direktivave të qarta të Presidentit Trump, ne kemi nënshkruar tri marrëveshjeve ekonomike për katër muaj. Një për udhëtimin ajror, një për hekurudha dhe një për autostrada”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Sot është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet. Kjo është bërë nën prezencën e ambasadorit amerikan Richard Grenell dhe presidentëve të dy shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën./21Media

Back to top button