Hahn sot në Kosovë

Hahn do të takohet me Haradinajn

Komisionari Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn sot do ta vizitojë Kosovën.

Siç është paralajmëruar, Hahn do të ketë takim me kreun e Qeverisë, Ramush Haradinaj. Takimi do të zhvillohet në ora 16:30, në ndërtesën e Qeverisë, por nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema e diskutimeve.

Ndryshe, vizita e Hahn vjen në kohën kur BE ka kërkuar nga Kosova heqjen e taksave ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja, e cila është vendosur pas fushatës së Serbisë për të ndaluar antarësimin e Kosovës në Interpol.

Vizita e fundit e Hahn në Kosovë ishte më 3 dhjetor të vitit të kaluar. Gjatë kësaj vizite ai ka deklaruar se data më reale për liberalizimin e vizave mund të jetë viti 2020./21Media

Back to top button