Hamza: Kemi nevojë për stabilitet politik

Hamza ka prezantuar programin për reforma ekonomike 2018-2020

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka prezantuar programin për reforma ekonomike 2018-2020, ku tha se ky program është një mjet përmes të cilit Komisioni Evropian monitoron përformanncën e Kosovës si kandidatë potencial me transformimin e ekonomisë dhe arritjen e standardeve të tregut evropian.

Hamza në një konferencë për media, tha se ky program ofron mundësi për të drejtuar punën e institucioneve drejt ndryshimeve të thella strukturore përmes veprimeve të matshme.

Ai ka shtuar se në krahasim me vitin e kaluar analizat makro-ekonomike tregojnë se mundësit e veprimit janë më të mëdha dhe se parasheh rritje ekonomike mbi 4 për qind.

Ndërsa, Udhëheqësi i sektorit politik nga zyra e Bashkimit Evropianë në Kosovë, Riccardo Serri, tha se BE-ja nuk angazhohet në çdo vend por angazhohet vetëm në vendet që janë pjesë e procesit të zgjerimit.

Ai theksoi se ky proces është një proces që ndihmon Kosovën në dizajnin politikat ekonomike dhe sociale më të përshtatshme, më të besueshme dhe më të përballueshme për implementimin e reformave.

“Pra, siç e dini drafti i parë i këtij dokumenti është duke u shqyrtuar nga Komisioni Evropian. Shtetet tona anëtare kanë mundësinë që në një farë mënyre të përfshihen dhe kështu ata kanë dhënë disa komente. Në kontekstin e konsultimit, i cili është i hapur tani, gjatë muajit të ardhshëm do të kalojmë në vlerësimit e mëtejshëm të dokumentit përfundimtar”, tha Serri.

Kurse, drejtori i Departamentit për Politika Makroekonomike në prezantimin e kornizës makro fiskale, Behgjet Haliti, tha se ekonomia e Kosovës është ekonomi e ndërvarur nga importet dhe duke pas parasysh se valuta është euro, ndikimet në glob janë të rëndësishme edhe për vendin tonë.

“Ne kemi kalkuluar se rritja ekonomike vitin aktual do të sillet për 4.1 %. Parashikimet e Qeverisë në programin ekonomik për 2017-të kanë qenë më ambicioze se sa ato që dalin këtë vit. Nisur nga fakti se janë parashikuar se do të ketë një dinamikë të përshpejtuar të investimeve kapitale, sidomos investimeve që burimin e kanë pasur të klauzola dhe shfrytëzimi i fondeve nga procesi i privatizimit. Me vetë faktin që disa prej tyre nuk kanë ndodhur, atëherë kjo rritje është kompensuar me një përshpejtim eksportit të mallrave dhe shërbime dhe me një mbështetje të fuqishme që ka ardhur nga kreditimi i vazhdueshëm me një kosto të ulët”, tha Haliti

Back to top button