Haradinaj: Ja pse hymë në koalicion

Haradinaj e quan propozim të avancuar propozimin e PDK-së për koalicion

Për aktualitetin në prag të zgjedhjeve të parakohshme, kolicionet e partive politike, ndarjen e posteve, listat zgjedhore dhe për sumë çështje të tjera që ndërlidhen me procesin zgjedhor u diskutuar në emisionin “Argumet Plus” të RTV21, ku i ftuar ishte kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj përkundër kritikave të mëdha karshi PDK-së, vendosi të bashkohet me këtë parti dhe Nismën për zgjedhjet e 11 qershorit. Ai tregoi shkaqet pse hyri në këtë koalicion, shkruan rtv21.tv

“ Kam besuar se rotacioni ose ndryshimi në qeverisje është i shëndetshëm për Kosovën edhe ka qenë përcaktimi i imi dhe Aleancës se një qeveri nga opozita do të ishte e shëndetshme për Kosovën, bazuar në gjendjen në vend dhe zhvillimet që kanë ndodhë. Përpjekjet tona për me mbërri këtë ndryshim dikur si VLAN, pastaj vetëm me VV dhe Nismën nuk u realizuan, për shumë arsye që opinioni i ka të njohura”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se si opsion ishte garimi vetëm, por që ishte i pagarantuar për rolin e AAK-së më pas.

“Për t’i fituar zgjedhjet në Kosovë megjithatë duhet me qenë real hulumtimet nëse ka ndonjë mundësi. Unë e kisha një rejting por nuk ishte e garantuar se ndonjëri nga opozitarët do t’i fitonte zgjedhjet”, shtoi Haradinaj.

Sipas tij, propozimi i PDK-së si dikush që ishte opozitë deri dje, e ndryshoi këtë gjendje, ishte një propozim i avancuar për një qeverisje të përbashkët./21Media

Back to top button