Haradinaj: Kosova përherë do të jetë shtëpi e dytë për secilin ushtar gjerman

Haradinaj shpreh mirënjohje për ushtarët gjerman

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në shenjë mirënjohje ka organizuar pritje lamtumirëse në nderim të ushtarëve gjerman.

Kryeministri ka thënë që Kosova përherë do të jetë shtëpi e dytë për secilin ushtar gjerman. Këtë Haradinaj e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

“Kosova përherë do të jetë shtëpi e dytë për secilin ushtar gjerman. Sonte, në shenjë mirënjohje, në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, kam organizuar pritje lamtumirëse në nderim të ushtarëve të kontigjentit gjerman në Prizren. Përpos që i shërbyen paqes dhe sigurisë sonë për dy dekada, në funksion të zhvillimit dhe prosperitetit të Kosovës, tani përmes Parkut Inovativ-Trajnues në Prizren, flamuri gjerman do të valojë edhe për 99 vjet në vendin tonë. Përjetësisht mirënjohës! Danke Bundeswehr!”, ka shkruar Haradinaj./21Media

Image may contain: 1 person, standing

Image may contain: 3 people, people standing and indoor

Image may contain: one or more people, people standing and wedding

 

Back to top button