Haradinaj: Nga 1 janari do të ketë lehtësira për prodhuesit e qumështit

Haradinaj ka njoftuar për veprimet që do të ndërmarrë Qeveria për ofrimin e lehtësirave doganore për prodhuesit e qumështit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ketë lehtësira për prodhuesit e qumështit.

“Jemi të angazhuar që t’i mbrojmë interesat e të gjithë prodhuesve dhe përpunuesve vendorë, dhe në funksion të këtij angazhimi nga 1 janari i vitit të ardhshëm prodhuesit dhe fermerët do të lirohen nga dogana dhe akciza për pajisjet dhe makineritë që përdoren në sektorin e prodhimit të qumështit”, tha Haradinaj në takim të serishëm me përfaqësues të këtij sektori, të udhëhequr nga Besim Kuqi.

Në takimin e sotëm që kryeministri ka zhvilluar me delegacionin e prodhuesve të qumështit ishte edhe ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo./21Media

Back to top button