Haradinaj thotë se është krijuar gjendja për zgjedhje të jashtëzakonshme

Haradinaj thotë se është krijuar gjendja për zgjedhje të jashtëzakonshme

I pari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se Kosova është një vend në tranzicion, duke shtuar se nuk po ka një qeverisje të mirë dhe më mirë është që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Unë tani e kam njoftë një pjesë tjetër të popullit kosovar të cilët kërkojnë punë e kushte më të mira. Prandaj është shumë ma e shëndetshme me shku në zgjedhje nëse nuk bëhet ndonjë ndryshim”, ka thënë Haradinaj gjatë një interviste për RTV21.

Ai tregon se opozita ka bërë disa veprime të mira siç përmendi pengimin e zajednicës por, sipas tij partia e tij(AAK), nuk ka biseduar për ndonjë koalicion të mundshëm dhe nuk ka asgjë konkrete, shkruan rtv21.tv.

Ka një solideratit opozitar por, nuk ka ndonjë gjë konkrete. Jemi me ‘Nismën’ në parteneritet por, që nga koha e ndarjes me Vetëvendosjen nuk kem pasë biseda”, u shpreh Haradinaj./21Media