Sipas kreut të AAK-së heqja e taksës po aq e rrezikshme sa edhe vizatimet e hartës së Ballkanit nga tavolinat antishqiptare

Sipas kreut të AAK-së heqja e taksës po aq e rrezikshme sa edhe vizatimet e hartës së Ballkanit nga tavolinat antishqiptare

Në 1 vjetorin e vendosjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se komentet se taksa nuk ka prodhuar efekt të rritjes së prodhimit dhe të zhvillimit ekonomik, është po aq i rrezikshëm sa edhe vizatimet e hartës së Ballkanit nga tavolinat anti-shqiptare dhe të anti-paqes në Ballkan.

Ai ka deklaruar se efekti “taksë” i ka dhënë frytet e saja.

“Kosova, sot në njëvjetorin e vënies së taksës 100 për qind ka fituar shumë! Ka fituar prodhuesi, blerësi ynë dhe ka fituar flamuri ynë! Qeveria e re, kushdo që e drejton atë, e ka të tejkaluar presionin taksë, sepse atë për një vit e kemi bartur ne, duke i thënë jo, çdo skenari të dëmshëm për dobësim. Efekti “taksë” ka dhënë frytet e saja edhe në forcimin politik të vendit, siç ka dhënë efekt përplasja dhe kundërshtimi i vazhdueshëm i ndarjes së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij “Facebook”.

Haradinaj u shpreh se këtë fakt duhet “ta shfrytëzojmë të gjithë, në mbrojtje të Kosovës dhe jo interesave të argatëve dhe shpirtrave të shitur!”.