Haradinaj: Qeveria e vendit ka luajtur rol konstruktiv karshi Prishtinës

Haradinaj ka përmendur disa nga projektet që qeveria i ka përkrahur në Komunën e Prishtinës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ndejën e fundvitit të organizuar nga Komuna e Prishtinës, dhe kryetari Shpend Ahmeti.

Haradinaj ka thënë se qeveria e vendit ka luajtur rol konstruktiv karshi Prishtinës.

“Kënaqësi e veçantë të isha sonte pjesëmarrës në organizimin për fundvit të Komunës së Prishtinë dhe kryetarit Shpend Ahmeti, në nderim të gjithë partnerëve që kanë kontribuar për kryeqytetin tonë. Qeveria e vendit ka luajtur rol konstruktiv karshi Prishtinës. Ligji për Prishtinën, Pallati i Rinisë, Unaza e Qytetit dhe projekte të tjera të rëndësishme që janë mbështetur nga Qeveria dhe donatorët e tjerë, po ia kthejnë dinjitetin kryeqytetit!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button