Haradinaj takohet me drejtues të OAK, premton mbështetje për bizneset

I pari i Qeverisë tha se jemi të bashkuar për t’i dhënë një kahje të re afarizmit në vend

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se me përfaqësues të OAK ka diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohen bizneset si dhe janë dakorduar për mbështetje të tyre për ta fuqizuar rritjen e ekonomisë dhe punësimin në vend.

“Me përfaqësuesit e Odës së Afaristëve të Kosovës, diskutuam për problemet me të cilat ballafaqohen ata si dhe alternativat që ndihmojnë zhvillimin ekonomik. U dakorduam për synimin tonë kryesor, mbështetjen e bizneseve që fuqizojnë rritjen e ekonomisë së vendit dhe krijojnë vende të reja të punës. Qeveria nuk do t’i lë të vetëm afaristët, por do t’i trajtojë pengesat në të bërit biznes të identifikuara nga Oda e Afaristëve të Kosovës, në këtë fazë kthese në konsolidimin e brendshëm të shtetit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”./21Media

Back to top button