Haradinaj tha se asnjë situatë nuk e vë në pikëpyetje suksesin e FSK-së

“Le ta harrojnë të gjithë që Kosova krijon doktrinë”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas votimit të tri projektligjeve që i hapin rrugë FSK-së për t’u bërë ushtri tha se kjo ushtri është e paqes.

Haradinaj u shpreh se ushtria është në të mirën e të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë, pa marrë parasysh kombësisë.

“Kjo është ushtri e paqes se bjen paqe, është ushtri e shqiptarëve  të Kosovës, e serbëve, turqve, boshnjakëve, ashkalive, egjiptasve, e goranëve, e të gjithëve që jetojnë në Kosovë. Njëkohësisht është partnere, e krejt ushtrive të rajonit dhe botës. Pra, vijmë në paqe e për paqe do të jemi gjithnjë. Ushtria e Kosovës nuk është ushtri  që e ka në doktrinë, pra me u kthy  kundër  popullit të vet, e serbëve të Kosovës. Si në jug, si në veri, janë njerëz të lirë, janë në shtëpinë  e vet, janë të Kosovës. Ushtria e Kosovës kurrë nuk do të përdoret kundër tyre. Le ta harrojnë të gjithë që Kosova pra krijon doktrinë”, tha Haradinaj.

Presidenti i  Serbisë, Aleksandër Vuçiqi  është ofruar afër zonës tokësore në mes kufirit të Kosovës dhe Serbisë, i  cili ka deklaruar se aty do të qëndrojë tri ditë. I pyetur se a i sheh këto veprime si provokative , ai tha se ushtria e Serbisë, e ka fituar një  partner, pra ushtrinë e Kosovës.

Haradinaj u shpreh i bindur se në një të ardhme të afërt do shërbejnë së bashku, ushtarët e Ballkanit.

“Ju siguroj që asnjë pengesë më, edhe asnjë situatë nuk e vë në pikëpyetje më  suksesin e FSK-së. Është me rëndësi ta kuptojmë çka do të thotë paqja, ne jemi të fundit që e kemi fituar paqen, por gjenerali Matiss, që është edhe sekretari  i Mbrojtjes në Amerikë  e ka një thënie të mirë: Nuk ka mik më të mirë  se marinsat, por nuk ka edhe armik më të keq. Unë me të vërtetë  mendoj që nuk ka mik më të mirë askush për paqe se FSK-në, armiqtë e paqes  që nuk mendoj që kanë armik më  të keq  se sa FSK-në’, tha Haradinaj.

Kryeministri foli edhe për aspektin buxhetor të transformimit të FSK-së në ushtri, meqë ishte diskutuar se kjo do të zgjas 10 vjet. Sipas tij, tash më këto procedura janë vetëm mekanike, sepse një gjë e tillë tash më është e paraparë.

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës. Janë miratuar tri ligjet për FSK-në: Ligji për Ministinë e Mbrojtes, Ligji për FSK-në dhe ligji për Shërbimin në Forcës së Sigurisë së Kosovës. Dita e sotme nga liderët e vendit dhe bashkësia ndërkombëtare veçanërisht Amerika është cilësuar si ditë historike për Kosovën.

Dita e sotme nga liderët e vendit dhe bashkësia ndërkombëtare veçanërisht Amerika është cilësuar si ditë historike për Kosovën. Në këtë ditë sheshi i Prishtinës është mbushur me flamuj të shteteve mike. Me flamuj amerikanë është mbushur edhe Mitrovica. Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është themeluar në vitin 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit. FSK është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s, ndërsa paraprakisht me përfundimin e luftës ishin formuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Transformimi i FSK-së në ushtri vjen 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Një hap i tillë nuk arriti të realizohet deri më tani për shkak të pamundësisë së ndryshimeve kushtetuese, të cilat mund të bëhen vetëm me votën e deputetëve të komuniteteve pakicë në Kuvend, përkatësisht votat e deputetëve serbë. Kështu, institucionet e Kosovës zgjodhën që shtimin e kapaciteteve ushtarake për FSK-në ta bëjnë përmes ligjeve, pa prekur edhe emrin e FSK-së.

Back to top button