Haradinaj vlerëson përkrahjen e BERZH-it

Haradinaj: Jemi në një etapë të re të përkrahjes nga BERZH-i

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me kryetarët e komunave dhe përfaqësues së bizneseve kosovare sot kanë mbajtur takim me përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri bëri të ditur se në këtë takim kanë marrë instruksione për t’i dërguar përpara projektet që do të kenë impakt në zhvillimin e vendit.

“Sot, jemi në një etapë të re të përkrahjes nga BERZH-i, pas samitit të Londrës dhe do të përshpejtojmë përfundimin e projekteve që do të kenë impakt në zhvillimin e Kosovës. Në takimin trepalësh me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kryetarët e komunave dhe sektorin e biznesit morëm instruksione të qarta për t’i çuar përpara projektet prioritare dhe ato që janë në fazë më të avancuar. Bashkëpunimi i çmuar i Kosovës me BERZH-in është garancë për realizim të këtyre projekteve”, ka shkruar Haradinaj./21Media

Back to top button