Haxhi “Robin” Krasniqi bokson sonte në 22:30

Boksieri shumë i famshëm kosovar bokson sonte kundër boksierit Arthur Abraham

Boksierët ndeshen për rastin për tu përballur me kampionin e botës në kategorinë super të mesme WBO Gilberto Ramirez, shkruan rtv21.tv.

Përballja do të mbahet në Erfurt të Gjermanisë me fillim nga ora 22:30, ndërsa para ndeshjes janë bërë peshimet zyrtare, ku Abraham i cili arriti në peshime me 45 minuta vonesë doli më i rëndë se Haxhi “Robin” Krasniqi, me 76.2 kilogramë. Krasniqi ishte vetëm gjysmë kilogrami më i lehtë, me peshë zyrtare 75.7 kilogramë, mirëpo përparësi për boksierin kosovar do të jetë gjatësia e tij./21Media

Back to top button