Haxhiu: Greva e kirurgëve nuk është në përputhje me ligjin

Haxhiu thotë se sipas ligjit 50% e kirurgëve duhet të punonin

Deputeti i PDK-së dhe anëtari i i komisionit për shëndetësi, Bekim Kamishi gjatë diskutimit në emisionin “Click” për grevën në shëndetësi,  tha se greva e kirurgëve nuk është në përputhje me ligjin e grevave.

“Ata është dashtë me lexu ligjin e grevave, sepse nëse organizimi i tillë grevist është jashtë organizmit sindikal, atëherë 50 % e tyre duhet me punu, 50 % rrijnë me shirita në vendin e punës për të dëshmuar kërkesën e tyre. “, tha Haxhiu, përcjell rtv21.tv

Kjo është java e pestë që prej kur kirurgët kanë hyrë në grevë, atyre dje iu janë bashkuar edhe kirurgët vaskularë. Kirurgët po kërkojnë rritjen e koeficientit nga 5 në 10. Në Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë, thonë se kërkesa e kirurgëve është larg realitetit buxhetor në Kosovë. Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë se nuk mund të ketë rritje të pagave në shëndetësi pa u miratuar projektbuxheti për vitin 2019 nga Kuvendi i Kosovës./21Media

Back to top button