Haziri: Gjithçka gati për nesër

Pas mbledhjes së LDK-së

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së në të cilën janë propozuar emrat për postet ministrore, por asnjë prej zyrtarëve të lartë nuk ka pranuar që këta t’i shpalosë para mediave.

Derisa i pari i LDK-së, Isa Mustafa është larguar me veturë, nënkryetari Lutfi Haziri ka thënë shkurt se gjithçka është gati për nesër, por pa dhënë ndonjë emër për të cilët janë propozuar në kryesi të partisë.

Ndryshe, nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të votohet për formimin e Qeverisë së re.

VV dhe LDK kanë arritur marrëveshje për formimin e koalicionit qeverisës, pas katër muaj bisedimesh.

Back to top button