Hoxhaj me deputetët belgë, për bashkëpunim

Diskutohet për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim një delegacion deputetësh nga Parlamenti i Belgjikës, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Duke i falënderuar për mbështetjen e madhe të Belgjikës ndaj Kosovës, Hoxhaj i ka njoftuar deputetët në lidhje me zhvillimet në vend dhe përpjekjet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

“Mbështetja e Belgjikës për Kosovën në shumë fusha ka qenë shumë e rëndësishme për ne dhe shpresojmë që kjo mbështetje të vazhdojë të zgjerohet në proceset në vijim. Jemi shumë të interesuar që marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale t’i zbërthejmë në bashkëpunim të mëtutjeshëm mes dy vendeve”, ka deklaruar Hoxhaj.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në këtë takim u diskutua nevoja për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve./21Media

Back to top button