Vetëm 12.9% e grave janë të punësuara

Interesimi i grave për të gjetur punë është pothuajse i njëjtë si i burrave

Instituti GAP publikoi analizën me temë “Diskriminimi në tregun e punës”. Sipas kësaj analize vetëm 12.9% e grave në moshë pune në Kosovë janë të punësuar. Arsyet për këtë shkallë te ulët të punësimit të grave thuhet se janë vetë shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë si dhe pjesëmarrja shumë e ulët e grave në fuqinë punëtore.

Sipas analizës së Institutit GAP, interesimi i grave për të gjetur punë është gati i njëjtë me atë të burrave. Po ashtu, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale gratë punëkërkuese janë më të kualifikuara se sa burrat.

Edhe të dhënat e Ministrisë së Arsimit dëshmojnë se gratë e reja kanë shkallë më të lartë të pjesëmarrjes në studime dhe atë të diplominit ne studimet baçelor dhe master.

Instituti GAP nëpërmjet kësaj analize rekomandon që të parandalohet diskriminimi në tregun e punës, sipas tyre duhet ndërmarrë masa për rritjen e përfaqësimit të grave në pozita menaxheriale./21Media

Back to top button