FSK nis 40 oficerë dhe nënoficerë për në Danimarkë

Prishtinë, 25 mars 2012
40 oficerë dhe nënoficerë të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim të Krizave të Forcës së Sigurisë të Kosovës, janë nisur sot për një ushtrim fushor njëjavor në Danimarkë.
Me këte rast, komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, tha se sot është një ngjarje e veçantë për FSK-në, sepse po dërgojmë një njësi të plotë jashtë vendit për trajnime për të dhënë
kontributin tonë në operacione paqeruajtëse nëpër botë.
z. Kastrati falenderoi Danimarkën për këtë donacion dhe për kontributin që po jep në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë të Kosovës.
Para tri ditësh, FSK-ja ka dërguar një tog në Republikën e Turqisë, për trajnime Operacione Mbështetëse të Paqes.
Ceremonia përcjellëse u organizua në kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore në Prishtinë.

Komentoni artikullin