I shkoi për vizitë në shtëpi, 47 vjeçari qëlloi mikun me pushkë

U sekuestruan dy armë

Një 47-vjeçar me iniciale Gj. V. u arrestua nga policia e Shkodrës, pasi qëlloi me armë zjarri drejt mikut të tij, shtetasim me inicialet P. L..

Ngjarja ndodhi në fshatin Toplanë në Vaun e Dejës, pas një konflikti mes autorit dhe të plagosurit, që sipas policisë ata ishin miq.

“47-vjeçari, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit P. L., i cili  ndodhej për vizitë tek banesa e shtetasit Gj. V. (miq me njëri-tjetrin)”,  sqaroi policia.

Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dy armë zjarri (pushkë) pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” ./oranews

Back to top button