Këshilla si të mbroheni nga gripi

Këshilla si të mbroheni nga gripi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka këshilluar qytetarët se si të mbrohen nga gripi sezonal, ku ndër të tjera thuhet se “nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi”.

IKSHP ka njoftuar se prej 1 tetorit 2019 deri më 5 janar 2020, në këtë Institut janë raportuar gjithsej 16.588 raste të dyshimta në grip, 2931 raste infeksione respiratore akute dhe 13 raste me infeksion të rëndë respirator akut.

IKSHP tregon si të mbroni vehten dhe të tjerët nga gripi sezonal:

• Të vaksinohen të gjithë personat e moshuar mbi 65 vjet dhe personat me sëmundje kronike në të gjitha qendrat e mjekësisē familiare.

• Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat të hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale).

• Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz

• Nëse keni shenja te gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore

• Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerezve

• Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes

• Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të papastruara

• Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi

• Shmangni përqafimin, puthjen dhe shtrëngimin e duarve kur përshëndeteni

• Hidhni faculetën në vendin e duhur menjëherë pas përdorimit

• Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni

• Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik./21Media