Republika Çeke ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik viteve të fundit

Republika Çeke ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik viteve të fundit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka, ka pritur në takim pune Ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek me të cilin kanë biseduar për situatën politike në vend dhe projektet ekonomike në proces.

Me këtë rast Ministri Lluka, thotë se është informuar nga Bilek, që investimet dhe importi nga Republika Çeke janë rritur gjatë dy viteve të fundit, duke ju falënderuar bashkëpunimeve më të mira në mes bizneseve nga Kosova dhe Çekia.

“Ndër të tjera, Bilek theksoi se së shpejti priten që të finalizohen edhe disa investime nga ky vend, kryesisht në fushën e teknologjisë informative dhe energjisë”, thuhet në njoftimin e tij.

Ministri Lluka gjithashtu ka informuar ambasadorin çek për sektorët që mbulon MZHE, respektivisht projektet në fushën energjetike, përfshirë legjislacionin i cili është i favorshëm për investitorët e huaj.

Ndryshe, Republika Çeke ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik viteve të fundit duke e ulur papunësinë në 2.9%, papunësia më e vogël e regjistruar ndonjëherë.