“Isa Boletini na la porosi se atdheu nuk tjetërsohet dhe nuk vihet në pazar”

Sipas Haradinajt, nëse kërkojmë vlerat më të larta atdhetare, i gjejmë te Isa Boletini

Në 103 vjetorin e vrasjës së Isa Boletinit kryeminstri, Ramush Haradinaj ka përkujtuar atë si një njeri, i cili me veprimtarinë e tij jetësore la porosi, se atdheu nuk jetërsohet dhe nuk vihet në pazar.

“Isa Boletini e identifikoi veten me fatin e atdheut. “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria” edhe sot duhet të na udhëheqë në kërkimin për të drejtën tonë. Nëse në historinë tonë kombëtare kërkojmë vlerat më të larta atdhetare, ato i gjejmë në figurën e Isa Boletinit. Me vet veprimtarinë e tij jetësore na la një porosi, se atdheu nuk tjetërsohet dhe nuk vihet në pazar. Roje dhe dëshmi është vet prehja e tij në Boletin. Figura e Isës edhe tani le të jetë shembull për të gjithë se interesi kombëtar e shtetëror vendoset para çdo interesi tjetër. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Isa Boletini kishte udhëhequr forcat kryengritëse për çlirim nga pushtuesi Osman dhe në vitin 1912 ishte ndodhur përkrah, Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, e cila ishte copëtuar në Konferencën e Londrës më 1913. Më 23 janar të vitit 1916 ishte vrarë pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin, si dhe tre luftëtarë të tjerë./21Media 

Back to top button