Kryetari Haki Rugova ka bërë sot dorëzimin e çelësave për familjet të cilat kanë qenë përfituese të këtij projekti

Kryetari Haki Rugova ka bërë sot dorëzimin e çelësave për familjet të cilat kanë qenë përfituese të këtij projekti

Edhe sivjet për të gjashtin vit me radhë me radhë kryetari i komunës Haki Rugova ka ndarë buxhet komunal për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë në kuadër të projektit “ Ndërtimi i shtëpive për të pastrehët”, ku sivjet janë ndërtuar 8 shtëpi për familjet në nevojë.

Ai me këtë rast se komuna e Istogut  ka paraparë edhe vitin e ardhshëm të ndërtojë edhe tetë shtëpi tjera  të financuara nga buxheti komunal.

Sadete Zeqiraj, përfituese e projektit për ndërtimin e shtëpisë, falënderoi kryetarin e komunës për ndërtim të shtëpisë. Po ashtu, Cufe Zogaj përfituese e shtëpisë, falënderoi kryetarin Rugova që nga sot u ofroi kushte më të mira për jetesë fëmijëve të saj.

Ndryshe, nga buxheti komunal sivjet janë ndarë 84 mijë euro për ndërtimin e tetë shtëpive, të familjeve të pastreha.

Që  gjashtë vjet komuna e Istogut  ka ndërtuar  50  shtëpi në kuadër të këtij projekti, si dhe ka ndihmuar më shumë se 50 familje në finalizimin e shtëpive të tyre me material ndërtimor.