Ja çfarë permban dokumenti i Qeverisë dërguar shefave të partive politike

“Ka disa elemente tërësisht të panevojshme që më tepër janë sinonime të shteteve, të cilat funksionimin e kanë të federatave apo të konfederatave”

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në emisionin “Click” tha se sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit do ta diskutojnë dokumentin, që sipas tij quhet si një draft dokument që është për marrëveshjen përfundimtare që mund të jetë eventualisht mes Kosovës dhe Serbisë dhe se do të kërkojnë llogari nga Qeveria se çka do të bëhet me këtë dokument.

Ai tha se kanë informacione se ekipi shtetëror ka filluar të themelojë një ekip për draftimin e një platforme tjetër.

Selmanaj tregoi se disa nga çështjet që përmban dokumenti janë: që dokumentet identifikuese për serbët mund të lëshohen tani e tutje edhe në alfabetin çirilic, që shkollat serbe në Kosovë mund të punojnë me kurrikula të Serbisë, jo të sistemit arsimor të Kosovës, themelimi i një ode të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, disa projekte që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërshtetëor, që në shumicën e rasteve i rregullon CEFTA, MSA-ja.

“Ka disa elemente tërësisht të panevojshme që më tepër janë sinonime të shteteve, të cilat funksionimin e kanë të federatave apo të konfederatave, sesa të dy shteteve të pavarura dhe ne do të kërkojmë normalisht qartësi për këto situata”, tha Selmanaj, shkruan rtv21.tv

Sot nga ora 10:00 pritet të mbahet takimi i thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli me partitë politike, presidentin dhe kryeministrin ku do të diskutohet për dialogun me Serbinë. Po ashtu, sot nga ora 10:00 do të do të mbahet edhe seanca e jashtëzakonshme e opozitës për të diskutuar draft-marrëveshjen e përgatitur nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë./21Media

Back to top button