Kaçanikasit kundër ekstremizmit të dhunshëm

Të rinjtë e Kaçanikut zhvilluan aktivitete kreative dhe tradicionale për të treguar gatishmërinë dhe angazhimin e tyre rinor kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Promovimi i vlerave tradicionale përmes aktiviteteve rinore dhe kategorive të ndryshme të shoqërisë synojnë të kultivojnë dashurinë dhe prosperitetin e të rinjve në Kosovë, duke shmangur ideologjitë ekstremiste dhe dukurive devijante.

Kështu ka thënë ndër të tjera drejtori ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sgurisë – SPRC, Burim Ramadani, gjatë aktivitetit të sotëm të mbajtur në Kaçanik.

Aktiviteti u mbajt në kuadër të projektit të SPRC-së “Promovimi i angazhimit të shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”, organizuar nga organizatat partnere: Forumi i OJQ-ve në Kaçanik dhe KVRL në Kaçanik, si dhe Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit “Gjethi” dhe Shoqata “Handikos” në Kaçaniku.

Përmes lojërave tradicionale, vallëzimit dhe muzikës, të rinjtë e Kaçanikut janë bashkuar dhe mbështetur njëri-tjetrin në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.

Aktivitetet e këtilla zbatohen nga SPRC dhe RRJETI i Organizatave Partnere, në kuadër të projektit “Promovimi i Angazhimit të shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”, që mbështetet nga USAID/ATRC.

SPRC dhe RRJETI i Organizatave Partnere do të implementojë edhe mbi 40 aktivitete gjatë javëve në vijim duke qëndruar faktor/shembull i angazhimit të shoqërisë civile për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Back to top button