Kamioni godet për vdekje një këmbësor
Policia dhe prokurori po e hetojnë rastin
Një këmbësor ka humbur jetën pasi që është goditur për vdekje nga një kamion në fshatin Gllarevë të Klinës.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 08:50 Policia e Kosovës ka marrë një informatë se ka ndodhur një aksident në fshatin Gllarevë te Klinës, ndërmjet një mjeti transportues (kamioni) dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, viktima (këmbësori) ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, këtë e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor”, tha Rugova.
Policia ka njoftuar se me rastin janë duke u marrë njësitë rajonale të trafikut, teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori./21Media