Katër të arrestuar në Prizren
Dyshohen për marrje me prostitucion
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona nën dyshimin për marrje me prostitucion.
Arrestimi i tyre sipas policisë është bërë dje rreth orës 14:30 në Prizren.
“Janë arrestuat tre të dyshuar dy meshkuj K/Shqiptar, dhe një femër shtetase e R. Shqipërisë, nën dyshimin për marrje me prostitucion”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të gjyqtarit për kundërvajtje të dyshuarit lirohen, rasti në procedurë të rregullt./21Media