KEK-u tejkalon të gjitha parashikimet
Thaçi: Të gjitha njësitë kanë kaluar parashikimet- 23 milionë euro profit për 11 muaj, kurse investimet mbi 400 milionë euro
Menagjmenti i Korporatës Energjetike e Kosovës thotë se janë tejkaluar të gjitha parashikimet. U tha se kjo ndërmarrje publike, vitin 2019 po e mbyll me 23 milion euro profit qe shënon një rritje rekord prej 30% me shumë sesa vitin paraprak. Në të njëjtën kohë janë rritur investimet kapitale për të garantuar siguri në prodhimin e energjisë elektrike dhe njëkohësisht ka ulur shpenzimet operative.