PDK i kërkon Qeverisë Kurti të shpallë gjendjen emergjente energjetike

Partia Demokratike të Kosovës (PDK) i ka kërkuar Qeverisë Kurti të shpallë gjendje emergjente energjetike
Deputeti i partisë opozitare, Ferat Shala në seancën e sotme plenare tha se ekzekutivi po dështon në menaxhimin e krizës me energjisë.
“I themi kryeministrit që duhet urgjentisht të lirojë nga detyra një pjesë të kabinetit të tij që mbulojnë sektorin e energjisë, të shpallë gjendje emergjente të jashtëzakonshme, mbështetur në legjislacionin në fuqi, të jetë transparentë para opinionit dhe qytetarët për transaksionet qeveritare që po bënë”, tha ai.
Sipas tij, përgjegjësi kryesor për krizën energjisë është qeveria dhe assesi fajtor nuk janë qytetarët.
“Përgjegjësi kryesor është Qeveria e Kosovës me gjithë sektorët dhe dikasteret që mbulojnë këtë sektor të energjisë. A i ka kryer detyrat dhe obligimet karshi kësaj krize, e themi me përgjegjësi të plotë se jo. Mungesa totale e një planifikimi të një situate të tillë, përkundër paralajmërimeve të hershme, mungesa mobilizuese ndërinstitucionale. Paaftësia e skajshme vendimmarrëse e kësaj qeverie, orientimi i tërë kapacitetit qeveritar drejtë identifikimit të zbulimit të ashtuquajturit fajtor historik, parti dhe qeveri të kaluara, procese dhe individ të caktuar, për të ardhur në përfundim final se fajtorë janë qytetarët që po kërkojnë shërbim dhe ngrohje gjatë stinës së dimrit. Kulmi i injorancës është ky konstatim”, tha Shala.
Krahas këtyre, ai tha se edhe ndarja e 20 milionë euro për KEK-un ishte pa bazë ligjore.

Back to top button