Keqpërdori seksualisht të miturën në Pejë, i dyshuari në paraburgim

Një muaj paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë, sot ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit F.B. si i dyshuar për keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare.

“Me datë 06.02.2019, rreth orës 19:30, në Pejë, i pandehuri për qëllime seksuale e cytë të miturën që të futet në automjetin e tij që ta dërgoj në shtëpinë e saj dhe gjatë rrugës i ka ofruar të holla për shërbime seksuale, me të arritur në fshatin Brestovik, vetura është ndaluar nga një patrollë policore e cila pas legjitimimit të pandehurin e ka arrestuar”, thuhet në një komunikatë për medie.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./21Media

Back to top button