Sipas Buzhalës, shumicës së konsumatorëve iu është rikthyer energjia elektrike

Sipas Buzhalës, shumicës së konsumatorëve iu është rikthyer energjia elektrike

Erërat e forta që përsëri e kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik.

Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala sot për 21Media ka thënë se erërat e mbrëmshme kanë thyer shumë shtylla ku si pasojë ka pasur ndërpreje të engjergjisë elktrike.

Buzhala ka treguar se Komunat me të prekura nga këto prishje kanë qenë ajo e Skënderajt dhe Vushtrrisë, por sipas tij shumicës së konsumatorëve iu është rikthyer energjia elektrike.

“Kemi mobilizuar menjeherë ekipet të cilat janë të pajisura me makineritë përkatese kane arritur të sanonjnë prishjet në kohën më të shkurtër të mundshme”, ka thënë Buzhala. /21Media