Kolona të gjata në Merdare, PESË orë pritje

Kolona e automjeteve deri në 2 kilometra

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se fluksi i udhëtarëve në pikat kufitare të Kosovës në mesditë është rritur.

Sipas të dhënave të fundit qytetarët për të dalur nga Kosova nga pika kufitare Merdare po presin deri në 5 orë. E për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike, 5 deri në 10 minuta. Ndërsa, kolona e automjeteve në këto momente është e gjatë afro dy kilometra, shkruan rtv21.tv.

Në pikëkalimin kufitar Jarinjë, bashkatdhetarët po presin mbi një orë, në Mutivodë një orë dhe te Dheu i Bardhë deri në 20 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 10 minuta për hyrje-dalje.

Në orët e mëngjesit pritjet në këto pika kufitare kanë qenë jo më shumë se një orë e gjysmë./21Media

Back to top button