Konfirmon Vetëvendosja: Nesër takimi tjetër!

Nesër takimit i bashkohen edhe ambasadorët e QUINT-it

Sot u mbajt takimi i radhës mes Lëvizjes Vetëvendosje e LDK-së për arritjen e koalicionit për formimin e Qeverisë. As ky takim nuk ishte i frytshëm. Të dyja palët dolën nga Kuvendi pa dhënë asnjë deklaratë për media.

Megjithatë Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se marrëveshja nuk është arritur në takimin e sotëm. Ata paralajmërojnë takimin tjetër për nesër, ku të pranishëm do të jenë edhe ambasadorët e Quint-it në Prishtinë, si dhe shefja e Misionit të BE-së.

Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës./21Media

Back to top button