Kongresistët kërkuan nga Trump të prezantojë strategji

Kongresistët kërkuan nga Trump të prezantojë strategji

Kongresistët amerikanë nga të dyja partitë, republikane dhe demokrate, kanë mbështetur presidentin e SHBA-ve Donald Trump për sulmin në Siri, por prej tij kërkuan që të prezantojë strategji të gjerë për zgjidhjen e konfliktit dhe të konsultohet me Kongresin në lidhje me hapat e ardhshëm mbi Sirinë.

Në vendimin e tij më të madh të deritanishëm në politikën e jashtme, Trump urdhëroi shkrepjen e raketave “Tomahauk” në bazën ajrore Shayrat në Siri, për të cilin SHBA konsideron se ishte vend i fillimit të sulmit me gaz helmues në qytetin Idlib në veri të Sirisë.