Konventa e Veshmbathjeve, 22 kompani ekspozojnë prodhimet e tyre

Raporti i Bankave Botërore konfirmon progresin e shënuar në të bërit biznes në Kosovë

Është mbajtur Konventa e parë e Veshmbathjeve të Kosovës, ku pjesë e Konventës është edhe ekspozita e veshmbathjeve nga 22 kompani kosovare.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se do të ketë sukses vetëm atëherë kur ka treg, kur ka blerës. Qeveria po ashtu duhet të bëhet pjesë dhe të përkrahë jo vetëm ekspozitat, panairet, por edhe me i shpreh një falënderim të përhershëm partnerët.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, tha se Qeveria e Kosovës respektivisht MTI po punon në politikat stimuluese që të krijohet një politikë që do t’i fuqizonte ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Raporti i Bankave Botërore konfirmon progresin e shënuar në të bërit biznes në Kosovë. MTI është e përkushtuar që të krijojë politika që rrit eksportin dhe zvogëlon importin.

Ai tha se Kosova do të ketë partneritet të ngushtë me vendet e BE-së, ku tha se mbështetja e vendeve të Bashkimit Evropian do të bëhet në formën e granteve.

Bardha Sadrija, nga KAMA tha se kanë organizuar këtë konventë me qëllim të promovimit të bizneseve vendore.

Ajo ka falënderuar USAID-in dhe ambasadën suedeze për mbështetjen që i kanë dhënë që prej fillimit të kësaj shoqate.

Back to top button