Kosova dhe Iowa do të thellojnë bashkëpunimin

Vlerësohen të arriturat në Kosovë

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion të Shtetit të Iowa-s në SHBA, të udhëhequr nga sekretari për Bujqësi, Bill Northey.

Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe fuqizimin e raporteve speciale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Iowa-s.

Mustafa i njoftoi për zhvillimet në Kosovë dhe rezultatet e arritura në zhvillimin ekonomik, në arsim dhe në fusha tjera të jetës. Po ashtu, kryeministri Mustafa e njoftoi delegacionin nga Iowa për përkrahjen e fuqishme që Qeveria i ka dhënë sektorit të bujqësisë si dhe reformat e ndërmarra në fushën e arsimit.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit me Iowa-n në këto fusha, duke falënderuar për përkrahjen e rëndësishme që Iowa ka dhënë për FSK-në.

Delegacioni nga Iowa vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejme për Kosovën në fushën e bujqësisë, arsimit, përkrahjen e mëtejme për FSK-në dhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera./21Media

Back to top button