Kosova humbi 12 milionë euro, vjen ragimi i parë

Kjo humbje dëmton seriozisht imazhin e Kosovës në procesin e integrimit

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), përmes një komunikate për media shprehu shqetësimin me paaftësinë e Qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve relevante komunale për të përfituar nga ndihma financiare e Bashkimit Evropian, në vlerë prej 12 milionë Euro, e që i dedikohet ndërtimit dhe menaxhimit të mbetjeve toksike.

“Kjo është humbja e radhës e fondeve IPA të BE-së, dhe në të njëjtën kohë, është tregues i mënyrës se si Kosova po e pozicionon veten e saj në politikën e zgjerimit të BE-së. Humbjet e tilla të fondeve IPA nuk kanë vetëm peshë financiare, por, më së shumti, kontribuojnë në dëmtimin e imazhit të Republikës së Kosovës si një partner serioz në procesin e integrimit. Jo vetëm kaq, por me humbje të tilla Kosova vazhdon t’i lëshoj vendin shteteve tjera në rajon si Serbia, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi, të cilët jo vetëm që përfitojnë shumë herë më shumë asistencë IPA nga BE-ja në krahasim me Kosovën, por po e kurojnë imazhin e tyre përmes menaxhimit adekuat dhe të përgjegjshëm të fondeve të tilla”, thuhet në reagimin e GLPS-së.

Në reagimin e tyrethuhet se Kosova humbi 12 milionë euro investim për të përmirësuar mjedisin dhe jetën e qytetarëve të Kosovës.

“Këto fonde ishin donacion që BE-ja i ka dedikuar Kosovës, kurse institucionet e Kosovës, së paku, është dashur të jenë falenderuese dhe të çmojnë ndihmën e drejtëperdrejtë për Kosovën dhe të ardhmën e saj. Qeveria thjeshtë dështoi për të gjetur një pronë publike ku do të mundësonte vendosjen e implantit të mbetjeve toksike, në të cilin do të vendosej ky investim i BE-së”, thuhet tutje në reagimin e GLPS-së.

GLPS shpreh zhgënjimin e thellë me veprimin dhe paaftësine e institucioneve të Kosovës për të kuptuar rëndësine e ndihmës financiare të ofruar në këtë rast, si dhe dështimin e tyre për t’u angazhuar që Kosova të ketë mundësi të përfitoj projekte të tilla në të ardhmën.

“Kjo qasje përveq që është dështim për të kuptuar rëndësinë e mbrojtjes së ambientit, e njejta është tregues që institucionet e Kosovës nuk ka kapacitetin minimal për të përfituar nga donacionet e huaja”, thuhet në fund të reagimit.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, njoftoi sot  se i është dashur të anulojë një projekt prej 12 milionë eurosh për ndërtimin e deponisë së mbeturinave të rrezikshme në Kosovë.

Sipas një deklarate për media, Kuvendi i Komunës e refuzoi ngritjen e objektit në territorin e saj, duke mos i lënë kështu BE-së opsion tjetër, veçse të anulojë projektin./21Media

Back to top button