Thaçi: Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë

Thaçi: Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se përmes një letre drejtuar guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison, ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për popullin e Australisë në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta.

Thaçi ka thënë se atyre u ka ofruar mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar në ndaljen e zjarreve.

“Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Temperaturat e larta rekord në Australi kanë ndezur zjarre në të gjithë vendin, duke djegur miliona kafshë dhe më shumë se 1 mijë e 200 shtëpi./21Media