Kështu ka deklaruar menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli

Kështu ka deklaruar menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli

Rritja ekonomike e parashikuar në 3.6% në vitin 2016- të, u krijua nga konsumi dhe investimet kurse në vitin 2017 parashikohet 3.9 përqind nga investimet publike dhe konsumi

Rritja ekonomike krijojë punësim dhe zvogëloi varfërinë në vitin 2016, megjithatë nevojitet përmirësim ende në këtë pjesë

Kështu tha menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, gjatë një konference për media ku u prezantua raporti më i ri ekonomik i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Ai shtoi se Kosova ka rritjen ekonomike më të madhe në rajon.

Raporti i Rregullt Ekonomik mbulon zhvillimet, gjasat dhe politikat ekonomike në Kosovë dhe në pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Hartohet dy herë në vit nga ekonomistët e Bankës Botërore që punojnë në vendet e rajonit.