Kroacia mbështet formimin e Ushtrisë

Kitaroviq tha se dëshirojnë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën

Kroacia dhe Kosova duan të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre ekonomik. Kështu u tha sot në Zagreb pas takimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me homologen e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ku u theksuan marrëdhëniet historike miqësore midis Zagrebit dhe Prishtinës, si dhe mbështetja kroate në rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës. Po ashtu presidentja kroate ka dhënë mbështetje për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Kolinda Grabar Kitaroviq ka thënë se mund të bëhet më shumë sa i përket bashkëpunimit ekonomik në mes të këtyre dy vendeve.

“Kur është fjala për marrëdhëniet dypalëshe, ato janë shumë miqësore, por sigurisht që ne duam të zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën… Mendoj se ne mund të bëjmë shumë më tepër, jo vetëm në shitjen e produkteve tona dhe shërbimet, por edhe një prani më e madhe e kompanive kroate në Kosovë”, ka thënë Kitaroviq.

Edhe presidenti i Kosovës ka thënë se marrëdhëniet ekonomike mund të jenë më mirë për shkak se “Kroacia ka potencial të madh për investime në të gjitha fushat me interes të përbashkët”.

E para e Kroacisë ka përmendur interesimin e kompanive në sektorin e energjisë, me theksa të veçantë sa i përket burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Kolinda gramar Kitarorviç poashtu ka premtuar mbështetjen e shtetit të Kroacisë për Kosovën në fushën e integrimeve si dhe për transformimin e FSK-së në Forca të Sigurisë.

Në takimin krerëve të të dyja shteteve është folur edhe për shqiptarët që jetojnë në Kroaci dhe për kroatët që jetojnë në Kosovë./21Media

Back to top button